Vlorë, aksident rrugor te Sheshi i
Flamurit, plagoset lehtë një i moshua

Një aksident rrugor ka ndodhur sot te Sheshi i Flamurit në Vlorë, me një të moshuar të plagos lehtë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në orën 13:31, është marrë njoftimi se ka ndodhur një aksident rrugor në Sheshin e Flamurit.

Shërbimet e Policisë, pasi janë afruar në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se një automjet tip "Benz" me targë AA443BZ, me drejtues 26 vjeçarin E.H. , ka goditur aksidentalisht një person, i cili ishte duke udhëtuar me një motorçikletë tip "44-Ç".

Për pasojë, ka marrë dëmtime në trup drejtuesi i këtij motori, 75 vjeçari J.H., që sipas mjekëve,ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime