VLORË - Në vijimësi të takimeve të saj, me autoritetet lokale të Bashkisë dhe Prefekturës së Qarkut Vlorë, Ambazadorja e Francës në Tiranë, Christine MORO ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtues dhe efektivë të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë.
Ambasadorja është njohur me situatën e Rendit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Vlorë, ekspoze e cila i është bërë nga Drejtori i Policisë Artan CUKU.

Ambasadorja është njohur me operacionet dhe arrestimet e suksesshme më të fundit të bëra nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, si dhe me bashkëpunimin që Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ka me Policitë homologe.
Gjithashtu nga Ambasadorja Franceze, MORO është paraqitur një iniciativë për bashkëpunim mbi projekt që do të nisë në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë, për rritjen e performancës në lidhje me të Drejtat e të miturve.

Ky projekt konsiton në krijimin e një salle/ambienti të krijuar posacërisht për intervistimin e personave të mitur që janë pre e abuzimeve seksuale apo trafikimit, e përshtatur me logjistikën bashkohore.
Ky ambient do të mund të përdoret edhe për intervistimin e personave të mitur të përfshirë në krim, me qëllim respektimin maksimal të të drejtave të të miturve.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është dhënë gjithë mbështetja e nevojshme dhe është falenderuar iniciativa e në lidhje me projektin në fjalë, iniciativë që do të shërbejë në rritjen e rrespektimit të të drejtave të të miturve dhe performancës së Policisë së Qarkut Vlorë.


(aq/shqiptarja.com)