VLORE- Plot 19 grabitje të banesave brenda një viti në qytetin e Vlorës janë kryer nga djelmosha, cuna të rinj, të cilët variojnë nga mosha 15- 20 vjecare.

Grabitjet e banesave janë kryer në harkun kohor 2010- 2011 dhe policia ka arritur të dokumentojë dhe grabitjet e banesave, kryesisht në lagjet Partizani, Hajro Cakërri, 4 heronjtë, në lagjet ku dhe një pjesë e mirë e të arrestuarve banonin.

Policia e Vlorës njofton sot se është bërë arrestimi I F. P., vjeç 15, Ilir Rasim Duraj, 19, K. Ç., vjeç 17, S. H., vjeç 15, Benard Pëllumb Dule, 20 vjec Klodjan Pëllumb Dule, 18 Benard Dashamir Islamaj, 18 vjeç, Agron Petrit Jaupi vjeç 51, banues në lagjen “Partizani”.

Ndërsa Renato Bashkim Vizani, 24 vjecari nga fshati Shushicë u arrestua pasi u kap gjatës natës së djeshme një dyqan të bashkëfshatari.
(sg/shqiptarja.com)