Vlorë, asgjësohen 160 rrënjë bimë narkotike

160 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sativa” janë asgjësuar në Vlorë. Në vijim të operaciot “ANTIKANABIS” nga efektivat e Komisariatit të Policisë gjatë ditës së djeshme është bërë e mundur që në dy fshatra të ndryshëm të zbulohen dhe asgjësohet lënda narkotike. Në fshatin Lapardha të Komunës Kotë, në vendin e quajtur “Përroi I Qerimit” janë zbuluar dhe asgjesuar 40 rrënjë bime narkotike me gjatë 80 cm - 1.2 m, e llojit Cannabis sativa” e cila ishte mbjellë në tokë publike, me bimësi të lartë.

Gjithashtu në fshatin Romës të Komunës Armen, në vendin e quajtur Përroi i Balajve janë zbuluar dy parcela të mbjella me bimë narkotike në tokë publike, me lartësi deri në 60 cm, e rrethuar me bimësi të lartë.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 I Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati