Policia e Vlorës ka gjetur dhe asgjësuar përmes djegies 1220 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të cilat ishin kultivuar në 6 parcela të ndryshme.
Sipas të dhënave të policisë së qytetit bregdetar, bëhet e ditur se bimët narkotike janë kultivuar në fshatrat Tragjas dhe Karbunarë të Vlorës.
Bimët narkotike ishin të mbjella përreth këtyre dy fshatrave, të ndara në 6 parcela të hapura posaçërisht për kultivimin e tyre, me lartësi nga 15 cm deri në 40 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com