Për kamerën e Report Tv ka folur babi i viktimës Faslli Veshaj duke treguar rrjedhojën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në familjen e tij.
Djali ishte më djalin e tij 7-vjeçar, është qëlluar me plumb dhe pastaj me sëpatë. Nuk kemi pasur konflikte. Djali po shkonte me dhi, kishte nja 300 dhi, rreth orës 7:10 ka ndodhur ngjarja, erdhi policia në kohë shumë të shpejtë dhe korrekte” është shprehur babai i viktimës.

Arben Veshaj, 37 vjeç u vra gjatë ditës së sotme nga kushëriri i tij Dilaver Veshaj, 40 vjeç gjatë mëngjesit të sotëm. Pas një sherri me njëri-tjetrin, Dilaveri ka qëlluar viktimën me sëpatë duke e lënë të vdekur.
Arben Veshaj është gjetur nga familjarët i vdekur rreth 500 metra larg banesës, ndërsa autori pas ngjarjes u largua, por arratia zgjati vetëm pak minuta, pasi u arrestua nga policia e Vlorës.



e.gj/Shqiptarja.com