Vlorë, bllokohen në port
60 kg lëndë narkotike
Policia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi sot në mesditë një sasi prej 60 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva, ndërkohë që arrestoi drejtuesin dhe njëkohësisht pronarin e kamionit ku ishte fshehur droga.
VLORË - Policia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi sot në mesditë një sasi prej 60 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva, ndërkohë që arrestoi drejtuesin dhe njëkohësisht pronarin e kamionit ku ishte fshehur droga, si dhe shoqëroi bashkëshorten e tij.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se, "lënda narkotike që kishte si destinacion Italinë u kap në port dhe ishte fshehur në një kamion, që ishte drejtuar për në Itali me një nga tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi, që drejtohej nga 30 vjeçari nga Vlora Altin Deromema, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës".
"Lënda narkotike e llojit kanabis sattiva ishte paketuar dhe vendosur në pjesën e sipërme të një kamioni tip "Iveco" me targa AA 312 AD, që u kontrollua në momentin kur do të kalonte traun e doganës", bënë të ditur burimet e policisë.
Sipas tyre, drejtuesi i kamionit Altin Deromema, që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ishte përpjekur t’u shmangej uniformave blu, ndërkohë që efektivat e antidrogës dhe të policisë kufitare të portit kanë ushtruar një kontroll të imtë, duke e zbuluar lëndën narkotike në pjesën e sipërme të kamionit.
Policia shoqëroi edhe bashkëshorten e Deromemës, ndërsa po heton për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje.
Mësohet se i arrestuari po merret në pyetje, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth aksionit të policisë, e cila kishte siguruar informacione paraprake në rrugë operative.
Kjo ngjarje pason atë të pak javëve më parë, kur policia e portit bllokoi një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kanabis sativa, e cila do të trafikohej për në Itali me autobusin e një shoqërie transporti udhëtarësh.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34