VLORË - Policia e Vlorës bëri me dije se është djegur plotësisht automjeti tip Peugeot 106 me targa VL 8938 C, dhe ngjyrë blu, në pronësi të shtetasit B. A. 57 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen “11 Janari” të qytetit bregdetar.
Ka qenë vetë i zoti që ka parë makinën në flakë dhe ka njoftuar policinë e qytetit dhe zjarrfikëset, të cilat kanë shuar flakët e zjarrit.
Uniformat blu të qytetit kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e djegies së makinës dhe po ekzaminojnë të gjitha provat e marra në terren.
Pronari i mjetit është marrë në pyetje për të dhënë ndonjë detaj rreth hetimit dhe identifikuar autorët e mundshëm.
Sipas policisë, pronari i makinës së djegur ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk ka dhënë asnjë ide për ndonjë person të dyshuar.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com