VLORE-Digjet një makinë tip ‘Audi’ A4 me targa AA452 në lagjen ‘15 Tetori’ gjatë natës.

Makina fillimisht u tentua që të digjet para 4 ditësh, por zjarrfikësja e ka shuar zjarrin.

 

Por mbrëmë autorët ia kanë arritur qëllimit duke e djegur plotësisht. Pronari i makinës është Gëzim Dervishi 44-vjeç, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi në rrugicat e lagjes duke humbur gjurmët.

Policia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet filmike të bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

[gallery]24366[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com