Vlorë, e fusin me forcë në "Porsche"
dhe e rrahin, arrestohet autori i dytë

Një prej dy autorëve të rrëmbimit dhe dhunimit të një personi në shtator të vitit të shkuar në Vlorë, është arrestuar.

Mësohet se në pranga është vënë 26-vjeçari Taulant Beqiraj, banues në qytetin bregdetar, i akuzuar për veprat penale: "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë".

Më 5 shtator 2015, Beqiraj së bashku me Nekid Arapin, tashme të arrestuar, kanë futur me forcë 23-vjeçarin në S.A. (banues në Vlorë) në mjetin tip " Porsche” me targë: AA 400 CU, me të cilin udhëtonin.

200 në vijim të këtij aksi, dy autorët kanë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 23-vjeçarit e më pas e kanë zbritur nga mjeti në vendin e quajtur "Qafa e Luadhit" dhe janë larguar, bënë me dije sot burime zyrtare nga policia e Vlorës. S.A. ka pësuar disa fraktura në trup.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet