VLORË – Një 57 vjeçar u gjet i vdekur në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18.45 në lagjen “24-Maj”, në vendin e quajtur “Kanali i Motorit”. Astrit Damin Musai, është gjetur i pajetë në rrethana për momentin ende të panjohura.
Nga kqyrja e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune. Ekspertët e mjekësisë ligjore pohojnë paraprakisht se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

(aq/shqiptarja.com)