Një trup i pajetë është gjetur prag mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të qytetit të Vlorës. Viktima është identifikuar si 45 vjeçari Gazmir Lelaj.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se trupi i 45 vjeçarit është gjetur pranë një transformatori të energjisë elektrike.
Trupi pa jetë e kanë zbuluar disa banorë të fshatit. të cilët po kalonin në afërsi të transformatorit të kësaj zone i cili ndodhet në rrugën që të con në fshatin Velçë tek vendi i quajtur Qafa e Varitavës.
Nga kontrolli i ushtruar në trupin e viktimës nuk ka rezultuar asnjë lloj shenje, plumbi ose thikë, pasi u mendua fillimisht se viktima është vrarë, por pas kontrollit të duarve u pa se ato ishin të djegura si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Po ashtu në afërsi të kabinës elektrike është gjetur dhe një pincë tip dare, nga ato që shërbejnë për prerje telash dhe hekurash.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA