VLORE - Persona të paidentifikuar kanë grabitur një shtëpi në fshatin Mifol të Vlorës, ku kanë arritur të marrin një shumë prej rreth 100 mijë eurosh. Lajmi konfirmohet nga vetë familjarët, viktimë të grabitjes.
 
Sipas tyre, shuma prej 100 mijë eurosh e grabitur, ishin të fshehura në dyshemenë e shtëpisë.
 
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, por që është mbajtur e fshehur nga ana e policisë. Burime nga grupi hetimor, bëjnë të ditur për A1 Report, se banorët kanë qenë në shtëpi në momentin e grabitjes.
 
Po ashtu të njëjtat burime saktësojnë se ka nisur puna hetimore pas dëshmisë së familjarit A.K. lidhur me ngjarjen në fjalë. Policia e Vlorës, vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)