VLORE - Një jaht me tre shtetas malazez në bord rrezikoi të mbytet të mërkurën mbrëma në brigjet e Vlorës. Mjeti lundrues me emrin "Barba" ishte i ankoruar në Orikum dhe 30 minuta pasi ka dalë në det, në drejtim të Malit të Zi ka pësuar defekt në motorr duke u rrezikuar nga dallgët.
Pronari i Jahtit ka dhënë sinjalin SOS në kapitenerinë e Vlorës si dhe tek rojet bregdetare duke kërkuar ndihmë.
Kapiteneria, rojet bregdetare dhe ato kufitare pasi morën sinjalin për ndihmë kanë shkuar për t'i dhënë ndihmën e nevojshme duke e tërhequr jahtin deri në port. Pas riparimit të defektit është bërë e mundur rifillimi i lundrimit për në destinacionin e përcaktuar.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com