VLORË-Arrestohen në flagrancë tre shtetas për vepra të ndryshme penale.

Policia ka arrestuar 3 shtetas, secili për shkelje dhe vepra të ndryshme penale.

Përkatësisht, për plagosje të rëndë me tendencë është arrestuar shtetasi me të dhëna: Hysen Canaj, 70 vjeç, banues në Velçë, Selenicë.

Gjatë ditës së djeshme, 70-vjeçari,  në fshatin Vajzë, në vendin e quajtur “Buallar”, pas një konflikti, për një kullotë bagëtish, ka goditur me mjet prerës duke i prerë njërin gisht të dorës shtetasit F.B., 37 vjeç. Viktima e ngjarjes ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spital.

Për Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, janë arrestuar shtetasit me të dhëna: Ç.J., 18 vjeç, banues në Selenicë dhe Dritan. K., 40 vjeç, banues në Dukat i Ri.

Të arrestuarit drejtonin  mjetet pa leje drejtimi përkatëse.

Materialet hetimore për tre të arrestuarit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

 

d.gj/ Shqiptarja.com