VLORË - "Kemi përpara një objektiv të madh, fitoren e 23 qershorit", - është shprehur gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në zonën e Dukatit, kryetari i saj, Ardi Kollozi, i cili shoqërohej edhe nga kandidati tjetër për deputet, Hysni Sharra. Kollozi ka theksuar se vlonjatët e shqiptarët duhet të zgjedhin mes dy alternativave: së parës, që ka dëshmuar se di të bëjë mirë e të çojë përpara vendin dhe alternativës bllokuese të opozitës ndërsa vlerësoi se kjo e bën të thjeshtë zgjedhjen. Ai nuk ngurroi të fliste edhe për koalicionin me LSI-në, ku theksoi se me gjithë kostot, demokratët ia dolën në përmbushjen e çdo objektivi të vendosur.
Duke u fokusuar tek Vlora e Orikumi, Kollozi ka përmendur projektet e realizuara e diferenca mes dy modeleve është përgjegjshmëria dhe serioziteti që dëshmon në çdo kohë Partia Demokratike, duke nisur nga lidershipi në qendër e në çdo pjesë të strukturave të saj.
Duke iu referuar modelit dhe zhvillimit të Orikumit në vitet e drejtimit nga demokratët, ai theksoi se modeli i qeverisjes aktuale, si në bashkinë e Orikumit, ashtu edhe në Bashkinë e Vlorës, ku të majtët s’kanë bërë asnjë investim, janë alternativa e vetme që dinë të ofrojnë socialistët.
“Ne kemi vullnet për të vazhduar e do te rikonfirmohemi në 23 qershor”, - ka qënë deklarata e kreut të demokrateve të Vlorës duke shtuar se vota për Partinë Demokratike është votë për të ardhmen e sigurtë të çdo familjeje të Dukatit, Orikumit e Vlorës. Është votë për të ardhmen e fëmijëve tanë e mbarë vendit, tha ai.
Madje nuk ka ngurruar të bëjë paralelizmin me qeverisjet e majta, në 8 vjetët e pushtetit të tyre, duke renditur mungesen e vizionit, arritjeve e regresin që pati vendi ynë, bllokimin e aspiratave europiane të popullit tonë e korrupsionin që pushtoi çdo hallkë e pushtetit socialist.
Ndërkohë theksoi se qysh nga viti 2005, kohë kur erdhën në pushtet demokratët, vendit iu hapën dyert e zhvillimit drejt NATO-s e vullneti i demokratëve është vendi ynë në Europë. Për këto e arritjet e vazhdueshme, dukatasit me mençurinë e tyre do të na japin bekimin e fitores në 23 qershor", - vlerësoi Kollozi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com