Vlorë, konflikt për pronat
ndërmjet qytetarëve dhe gardistëve

Vlorë, konflikt për pronat<br />ndërmjet qytetarëve dhe gardistëve
Përplasen banorët e një zone tek ish-vilat qeveritare në Vlorë me punonjësit e gardës.

Banorët i janë rikthyer protestave gjatë ditës së hënë me pretendimin se kanë një vendim gjykate e cila njeh pronën e tyre.

Në një pronocim për televizionin News 24 njëri prej banorëve të këtij komuniteti shprehet se ata posedojnë të gjithë dokumentacionin që tregon se prona ju përket atyre .

“Nuk e di me cfarë autorizimi na kërkojnë dokumentacionin e një pune që ne kemi rifituar pas një maratone të gjatë gati 4 vjecare me Gardën e Republikës dhe institucionet qeveritare. Ky objekt për të cilin insistohet që nuk duhet të vazhdojë punimet ka një vendim të Gjykatës së Lartë që e lejon. Ky është një presion i vazhdueshëm. Garda e Republikës pretendon se Gjykata e Lartë nuk ka kompetenca mbi ta”, shprehet njëri prej pronarëve.

Ndërtimi i pallatit nisi në vitin 2008 dhe prej gati 4 vitesh, ato janë ndërprerë për shkak të procesit gjyqësor, i cili sipas pronarëve u dha të drejtë atyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga