VLORË – Një 35 vjeçar ka mbërritur mbrëmjen e djeshmë në Spitalin rajonal të Vlorës. Viktima e seksit mashkull, me inicialet B.S sipas policisë ishte banues në lagjen “1 Maji” të këtij qyteti.
Nga verifikimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se ky ishte përdorues i lëndeve narkotike dhe se paraprakisht nga vlerësimet e ekspertëve mjekoligjorë dyshohet se shkak i vdekjes ka qënë mbidoza e lëndës narkotike (heroinë). Priten konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë rast.

(aq/shqiptarja.com)