Dy persona u arrestuan dy ditë më parë në flagrancë nga polica e Vlorës për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". Mësohet se në pranga është vënë 48 vjeçari Sabri Koroni dhe 56 vjeçari Vasil Bajrami, të dy banues në qytetin bregdetar. Burime zyrtare nga polica bëjnë me dije se arrestimi i Koronit u bë në lagjen "Pavarësia", pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe pa targa, një motor tip "Suzuki". Edhe Bajrami u arrestua po në lagjen "Pavarësia" pasi u kap duke drejtuar një motor tip "Yamaha", pa targa dhe pa leje drejtimi.
/Shqiptarja.com










