Vlorë, mungon ngrohja në shkolla

Çdo vit në stinën e dimrit, nxënësit e shkollave 9-vjeçare në qytetin e Vlorës përballen me të njëjtin problem.
 
Në këto institucione mungon ngrohja.
 
Prindërit shprehen se kanë kontribuar në të gjithë për të blerë rezistenca dhe reflektorë për të ngrohur fëmijët. 

Ndërsa nxënësit shprehen se rezistencat që kanë në klasë nuk mund të ngrohin të gjithë ambientin dhe e kanë shumë të vështirë të zhvillojnë mësim në kushte të tilla.

Ndonëse është një problem i përvitshëm, prindërit thonë se ky problem nuk ka gjetur zgjidhje nga autoritetet përkatëse.



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin