Vlorë, ngrohej me qymyr
vdes nga asfiksia 57 vjeçari

Vlorë, ngrohej me qymyr<br />vdes nga asfiksia 57 vjeçari
VLORË – Përdorimi i qymyrit për tu ngrohur I ka shkaktuar vdekjen një 57 vjeçari nga Novosela e Vlorës. Paraditen e sotme në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal ka mbërritur një shtetas në gjendje të rëndë shëndetsore dhe më pas kohë më vonë ka vdekur. Menjëherë në spital kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga verifikimet e kryera është konstatuar se bëhej fjalë për Theodhori Koli Mbyeti, vjeç 57, banues në fshatin Delisuf, komuna Novoselë. Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor për këtë rast ka rezultuar se viktima ka qënë në banesën e tij duke u ngrohur me një mangall me qymyr dhe se shkaku i vdekjes ka qënë asfiksia nga monoksidi i karbonit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë si ngjarje aksidentale.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024