Policia e Vlorës arriti të bllokoi dhe sekuestroi sot, pas një hetimi nëjavor, 21.1 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva. Arrestohen nën flagrancë dy persona.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se, lënda narkotike u zbulua gjatë një aksioni të uniformave blu në dy banesa në fshatin Armen, 20 km në verilindje të Vlorës.
“Nga Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, si rezultat i një pune hetimore njëjavore është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Armeni”, gjatë të cilit u kontrolluan dy banesa ku sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjendej lëndë narkotike”, bëri të ditur policia.
Gjatë këtij operacioni që ishte koduar me emrin e fshatit Armen, u arrestuan në kushtet e flagrancës, Vullnet dhe Vezir Nuredinaj, 29 dhe 47 vjeç.
/Shqiptarja.com