Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Transballkanike, në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve të  raportuara nga vendngjarja, tre automjete janë përplasur me njëra–tjetrën dhe si pasojë, kanë mbetur të plagosur lehtë drejtuesit e automjeteve, si dhe janë dëmtuar automjetet që ata po drejtonin.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.