VLORË - Një mjet lundrues ka dhënë sinjalin e alarmit në Karaburun, pasi ka pësuar difekt. Lajmi është bërë i ditur nga kapiteneria e portit të Vlorës, tek të cilët ka mbërritur një telefonatë se, dy peshkatarë ndodhen në det të hapur dhe mjeti i tyre ka pësuar difekt.
Sipas lajmeve nga qyteti bregdetar, aktualisht peshkatarët ndodhen në det të hapur pasi kishin dalë për të peshkuar, por gjatë punës mjeti i tyre ka pësuar difekt.
Pas dhënies së sinjalit SOS, në drejtim të tyre janë nisur edhe peshkatarë të tjerë, ndërsa policia kufitare nuk ka nisur ndonjë anije në drejtim të tyre.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com