VLORË - Një 54-vjeçar është vetëhelmuar me fostoksinë në qytetin e Vloës. Lajmi u bë i ditur nga policia. Sipas saj, më datë 21.02.2012 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se rreth orës 20.00 në spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi Stavro Esat Diamanti, vjeç 54, banues në Nartë.
Menjëherë në venda kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat kanë kryer verifikimet e para nga të cilat ka rezultuar se ky shtetas është vetë-helmuar me fostoksinë dhe edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ka vdekur gjatë orëve të vona të natës. Po hetohet në lidhje me shkaqet e këtij rasti.

(aq/shqiptarja.com)