Arrestohet nga policia e Vlorës një 26 vjeçar, Emiljano Barjamaj pasi ka plagosur rëndë personin me iniciale A.B.

Autori i plagosjes, banues në Vlorë ka goditur me mjete të ftohta, kaçavidë 21 vjeçarin në lagjen ''Pavarsia''.

Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Redakisa Online
A.Gj/Shqiptarja.com