Vlorë, plazhi i vjetër zhytur
ende mes mbeturinash

Vlorë, plazhi i vjetër zhytur<br />ende mes mbeturinash
VLORË - Dikur plazhi i vjetër ka qënë një ndër më të preferuarit e vlonjatëve, për shkak të rërës së pastër dhe cektinës në breg të detit. I përshtatshëm për familjarë, kjo zonë prej vitesh ka dalë nga harta e plazheve të keshillueshme  për t’u frekuentuar për shkak të mbeturinave të çdo lloji që kaëe pushtuar hapësirën e bregdetit,  duke nisur nga inertet e mbeturinat urbane, zonat në fjalë prej vitesh nuk pastrohen. 
 
Vizitorë e plazhistë që ende zgjedhin këto zona dëshmojnë se gjendja ku është lënë kjo zonë është për të ardhur keq. Ata kërkojnë që plazhi t’i kthehet hartës së plazheve publike të frekuentueshme në qytet.
 
Ndërkohë, nga ana e bashkisë së Vlorës duket se do të hartohet një plan për pastrimin e plazhit të vjetër; drejtori i ndërmarrjes së shërbimeve publike Hertel Shehu deklaroi se kjo zonë do të nisë pastrimin, fillimisht nga heqja e mbeturinave e me tej sistemimin tërësor të plazhit të vjetër.
 
Aktualisht kjo zonë frekuentohet rrallë nga banorë të zonës apo familjarë me fëmijë të vegjël që kërkojnë cektinën e këtij bregdeti të Adriatikut për të qënë të qetë për fëmijët, ndaj kjo zonë duhet pastruar për t’u bërë e frekuentueshme.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin