Vlorë, policia kap në port 7.2 kg
drogë, po trafikohej drejt Italisë

Vlorë, policia kap në port 7.2 kg<br />drogë, po trafikohej drejt Italisë
Policia Kufitare sekuestron 7 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sattiva, në Portin e Vlorës.
 
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetasi Erjon Mamushi, 30 vjeç, banues në Tiranë.
 
Në Portin e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë është konstatuar një automjet i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.
 
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip "Peugeot" me targë AA254PA, drejtuar nga shtetasi i mësipërm, Policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 7 kg (kilogram) e 200 gr (gram), e llojit Cannabis Sattiva.
 
Lënda narkotike ishte e ndarë në 6 pako, mbështjellë me letër alumini dhe plasmas të tejdukshëm, fshehur në pjesën e poshtme të tranversave të dyerve të mjetit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
 
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, Erjon Mamushit, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

droge te pezhoja
droge te pezhoja
(Automjeti "Peugeot" ku u gjet droga)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar