VLORË - 20 vjeçari nga Vlora, Klarens B. Dalipaj është vënë në prangat e policisë pasi pas një kontrolli, ju gjetën në çantë dhe në veshje 18 doza Marijuanë, 2 aparatë celularë dhe një sasi e konsiderueshme parash kesh.  

Lënda narkotike e sekuestruar peshonte 15.8gr. Arrestimi i 20 vjeçarit, Dalipaj u bë në lagjen “Pavarësia” të këtij qyteti. 

Lënda narkotike, aparatët celularë dhe paratë u sekuestruan mbi bazën e provës materiale.
vlore
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)