VLORE - Policia e Vlorës ka arrestuar një 26 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar nga gjykata e Vlorës me 16 vite burgim të akuzuar për vrasje. Në prangat e policisë ka rënë Bledar Bejaj 26 vjeç.
Sipas policisë, Bejaj në vitin 2007 në Greqi, ka vrarë me thikë Gazmend Begën, pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta. Lidhur me këtë rast, është bërë transferimi i
procedimit nga Greqia në Shqipëri, ku 26 vjeçari në vitin 2009 është dënuar në mungesë nga Gjykata e Vlorës me 16 vite burg.
Arrestimi i tij është bërë i mundur falë informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij, ndërsa tashmë Bejaj do të duhet ë vuajë dënimin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com