Vlorë, pranga 7 hajdutëve
Vidhnin dyqanet me cigare

Vlorë, pranga 7 hajdutëve<br />Vidhnin dyqanet me cigare
VLORË - Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtatë persona të akuzuar për vjedhje dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Në qytezën e Selenicës janë kapur : Medin Servet Likaj , 20 vjeç; Elvis Syrja Bregasi, 19 vjeç; Elton Kastriot Murataj, 18 vjeç dhe; A. B., 17 vjeç, që të katërt banues në Selenicë. Personat në fjalë dyshohet se janë autorët e vjedhjes së dyqanit të shtetasit 42-vjeçar E. P., banues në Selenicë. Të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruan si provë 30 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme, si dhe një palë gërshërë për të prerë hekur, të cilat autorët i kishin përdorur për të prerë zgarën e hekurit të dyqanit.
Ndërkohë policia po punon për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta persona.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës