VLORË – Pas më shumë se një muaji hetimi, policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë ku janë sekuestruar 191 kilogramë lëndë narkotike hashash. Operacioni i policisë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës. Në pranga kanë rënë; Demir Xhezmi Selamaj, 22 vjeç dhe Ritvan Xhezmi Çobaj, 19 vjeç dy banues në fshatin Gjormë.
Pas hetimeve intensive, policia ka vendosur të ndërhyjë në banesën e të rinjve në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit janë gjetur 21 thasë dhe 1 bidon i mbushur me lëndë e narkotike cannabis sativa me një peshë të përgjithshme prej 191.6 kg. Hetimet vazhdojnë për të gjetur destinacionin e drogës.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com