Vlorë, prej krizës sezon turistik
me ulje çmimesh dhe oferta të reja

Vlorë, prej krizës sezon turistik<br />me ulje çmimesh dhe oferta të reja
VLORË - Kriza ekonomike duket se ka zbutur dhe ka ulur disi çmimet e hoteleve dhe restoranteve në vijën bregdetare që lag Vlorën. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2012, kur çmimet kanë qenë më të kripura, këtë vit ato paraqiten në kuota disi më të pranueshme dhe disi më të përballueshme nga vizitorët.

Pronarët e hoteleve dhe restoranteve këtë vit kanë menduar, që të hedhin në treg oferta nga më të ndryshmet për të tërhequr klientelën, pasi në të kundërt, siç theksojnë edhe vetë ata, do të shkonin drejt një plogështimi.

Disa pronarë restorantesh në qytet thonë se kanë bërë me dije se çmimet në restorante duke ulur ndjeshëm çmimet, saqë fitimi është në nivel minimal për ta me qëllim ekzistencën në treg. Ai ka theksuar se ndikim ka pasur edhe fushata elektorale, pasi njerëzit kanë qenë të fokusuar më së shumti në procesin zgjedhor dhe muaji qershor ka qenë shumë i vakët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
 
Por lidhur me çmimet e hoteleve në qytetin e Vlorës pronarë të tyre kanë theksuar se puna ka rënë ndjeshëm për periudhën, që flasim dhe se shpresat për përmirësim të situatës në këtë sezon veror pothuajse mbeten tek mesi i korrikut dhe muaji gusht. Kjo edhe për faktin, pasi kriza financiare duket se ka prekur sektorin e turizmit dhe siç shprehen ata dhe ky fenomen është ndjerë tepër këtë verë, por gjithashtu edhe zgjedhjet e 23 qershorit kanë pasur një ndikim të madh, por shpresat mbeten të mëdha.

Por edhe pse bashkitë dhe dhoma e tregtisë dhe industrisë punuan për uljen e taksës së fjetjes ka ende hotele, të cilët abuzojne ndjeshëm me çmimet e akomodimit dhe të fjetjes. Ndërkohë, shumica e pushuesve preferojnë të marrin shtëpi me qira dhe të blejnë artikuj ushqimorë në dyqanet e zonës ku pushojnë, për të reduktuar gjithnjë e më tepër shpenzimet.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin