Disa ditë pas publikimit në media të një video ku shfaqej një qen i rracës Pit Bull një qen komunitar, si dhe reagimit të Ministrisë së Bujqësisë për identifikimin e autorit të kësaj videoje, policia ka shoqëruar në komisariatin e Vlorës 17-vjeçarin B.H.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, bëhet fjalë për B.H 17-vjeç që jeton në fshatin Kocul të Bashkisë Selenicë, pasi në rrjetet sociale ka publikuar pamje të përleshjes mes dy qenve.

Ja komunikata e policisë së Vlorës
Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shoqëruar shtetasin B.H., 17 vjeç, banues në fshatin Kocul, Bashkia Selenicë, pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve të përleshjes mes 2 qenve.
Policia lokale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë po kryen gjithë veprimet proceduriale përkatëse.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)