Vlorë, qëllon disa herë me thikë
arrestohet për "tentativë vrasjeje"

Vlorë, qëllon disa herë me thikë<br />arrestohet për "tentativë vrasjeje"
VLORË - Janë arrestuar gjatë fundjavës në Vlorë një person për “vrasje me dashje e mbetur në tentative”, si dhe 2 persona për vjedhje.
 
Rreth orëve të mbrëmjes në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë është marrë njoftim se në Selenicë është plagosur me thikë një person.
 
Menjëherë në vend kanë shkuar efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të cilët kanë kryer veprime të shpejta hetimore dhe brenda një kohe të shkurtër kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar shtetasin, Pandeli Hametaj.
 
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në vendin e quajtur “Shatërvani, në Selenicë, shtetasi me iniciale S. B.,  vjeç 37, banues në Selenicë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me shtetasin Pandeli Hametaj, 51 vjeç, është qëlluar disa herë nga ky i fundit me thikë, duke i shkaktuar plagë të ndryshme në trup.
 
Nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Pandeli Hametaj, banues në Selenicë.
 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale për “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.
 
Nga Komisariati i Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë për “vjedhje” në bashkëpunim për shtetasin Olsi Zene Jarua, vjeç 24, banues në Zhupan, Fier. Ndërsa nga Komisariati i Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë për “vjedhje” për shtetasin Gazmend Luan Xhemali, vjeç 46, banues në lagjen “Nr. 1”  Sarandë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!