Vlorë, Rama:Grekët kanë shërbimin
e lodhur por janë ku e ku me ne

Vlorë, Rama:Grekët kanë shërbimin<br />e lodhur por janë ku e ku me ne
Teksa në kryeqytet po zhvillohej protesta e opozitës, kreu i qeverisë Rama ishte ditën e sotme Selenicë për të hapur fushatën elektorale në qytetin e Vlorës.
 
Ai gjithashtu ai është takuar me disa operatorë turistikë të qytetit të Vlorës.
 
Në qendër të këtij bashkëbisedimi ishte rritja e pritshme e numrit të të punësuarve në sektor, shtimi i kapaciteteve të mikpritjes, si dhe rritja e standardeve. Duke bërë krahasimin em shtetin fqinj Greqinë, Rama tha se turizmi në shtetin helen është më i lartë edhe pse shërbimin nuk e kanë shumë të mirë.
 
"Duhet të rrisim shërbimin. Edhe grekët që e kanë shërbimin të lodhur janë ku e ku me ne, sa i takon cilësisë së shërbimit”, tha Rama.
 
 Gjithashtu në këtë takim Rama është shprehur i bindur se Shqipëria do të ketë rritje të turizmit në vitet që vijë.  
 
“Jam i bindur që këtë vit ne do kemi një rritje të mëtejshme të turizmit. Jam i bindur që këtë vit ne do kemi një rritje të mëtejshme të punësimit, falë turizmit dhe jam i bindur që kështu siç e kemi nisur punën, ne do të jemi në gjendje që turizmin ta kthejmë në një fuqi të jashtëzakonshme të ekonomisë tonë kombëtare. Vetëm vitin e kaluar, ne kemi pasur një rritje 13% në shifra, 200 milionë euro, krahasuar me 2015-n nga sektori i turizmit, dhe po të kemi parasysh që është një rritje që ende nuk është e lidhur me impaktin e planeve tona të zhvillimit plotësisht, atëherë potenciali është shumë i madh”,
u shpreh kreu i qeverisë.
 
Ai u shpreh se “Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane” ka dhënë frytet e para.
 
“Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane tanimë ka filluar të japë frytet e para të ndjeshme që siç i shijojnë njerëzit që jetojnë në Vlorë apo në Himarë apo në Sarandë, në Korçë, apo në Berat, apo në Gjirokastër, apo dhe më gjerë, në Durrës e me radhë, patjetër që rrisin fuqinë tërheqëse për ata që i vizitojnë këto vende, gjatë sezonit turistik”, tha Rama.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi