Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje është arrestuar dje nga policia e Vlorës.

Në pranga është vënë Armando Hoxha, banues në lagjen "1 Maji" të qytetit bregdetar.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy ditë më parë, ai ka ushtruar dhunë fizike për motive të dobëta në banesë kundrejt djali të tij 19-vjeçar, duke i shkaktuar disa fraktura në trup dhe më pas është larguar nga banesa.

“Gjatë hetimeve të kryera, rezultoi se ky shtetas (Armando Hoxha), ishte person i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale: Dhunë në familje”, bëjnë me dije burime zyrtare nga polica e Vlorës.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)