Vlorë, shpërndanin drogë në
lokal, arrestohen dy persona

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike. Xhjusild Osmenaj, 24 vjeç dhe Orges Delaj, 23 vjeç, të dy banues në Vlorë janë vënë në pranga pasi dyshohet se shtetasit shpërndanin drogë në lokalin i cili administrohej nga Xhjusild Osmenaj.
 
Si provë materiale janë sekuestruar 980 gramë lëndë narkotike e gjetur në ambientet e lokalit dhe në një sasi në banesën e Orges Delaj.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik