VLORË - Erëra të forta deri në 40 km/orë me origjinë afrikane dhe shi i fuqishëm për rreth një orë, rrufetë dhe shkarkesat elektrike bënë që të gjithë plazhet e Vlorës të boshatisen.
Kjo stuhi me breshër ere dhe shi bllokoi rrugët e qytetit me ujë, i cili arriti deri në lartesinë e trotuareve, energjia elektrike u shkëput gjithashtu dhe telefonia mobil, valët televizive dhe interneti pësuan luhatje, deti riti fuqinë deri në 5 ballë brenda gjiut dhe diçka më tepër në det të hapur për rreth një orë rrrugët e qytetit të Vlorës u mbuluan nga uji, ndërsa plazhistët me shpejtësi braktisën këtë fundjavë plazhet.
Trafiku i rënduar bëri që shumë rrugë të ishin të bllokuara për disa orë. Gjithashtu nuk u raportuan dëme në billbordera kalabra apo pemë e shtëpi, por plazhistët dhe banorët thanë se kjo stuhi ishte e fortë dhe e shkutër. Ndërsa temperaturat u ulën me disa gradë dhe trafiku detar u pezullua.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com