Vlorë tentojnë të grabisin me 
maska, terrizojnë banorët

Vlorë tentojnë të grabisin me <br />maska, terrizojnë banorët
VLORE- Një pikë këmbimi valuator është tentuar të grabitjet nga 3 persona me maska e armë pranë Xhamisë në qendër të qytetit të Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.30, kur 3 persona kanë zbritur nga një makinë tip Fian Uno, të cilin e kishin vjedhur më parë dhe të armatosur janë drejtuar për tek Ex-change, të cilin kanë dashur ta grabisin.

Por, pasi kanë hyrë brenda, autorët kanë ndeshur një patrullë policie, e cila po kalonte aty pranë krejt rastësisht. Blutë e Vlorës sqarojnë se autorët kanë menduar se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, çka ka bërë që hajdutët të largohen menjëherë, pa mundur të grabisin asgjë.

Ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre, dy autorët, të paidentifikuar, kanë ndaluar makinën dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi të, me qëllim që ta shpërthenin e digjnin, duke terrorizuar kështu edhe banorët e lagjes "29 Nëntori", 2 kilometar larg vendit ku tentuan të grabisnin.

Burime nga policia kanë bërë të ditur, se dy grabitësit, para se të shkonin për të grabitur, kishin grabitur një makinë "Fiat Uno" dhe me të ishin nisur drejt pikës së këmbimit valutor, që i kishin vënë syrin për ta vjedhur.

(Foto: Makina e djegur e grabitesve)

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet