Vlorë, në vijimësi të operacionit policor të koduar "Weekend" është bërë e mundur të kapet dhe ndalohet një prej personave të shpallur në kërkim Numan Llanaj, 29 vjeç, banues në fshatin Kaninë.
 
Ky shtetas dyshohet se është bashkëpunëtor në sigurimin dhe trafikimin e mbetur në tentativë të 600 kg lëndë narkotike, kanabis, të sekuestruar në fshatin Kuç Vlorë.
 
Gjatë operacionit policor të koduar "Weekend” u arrestuan në flagrancë Dorian Hametaj, 36 vjeç dhe Besnik Bushaj 28 vjeç, të dy banues në Vlorë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)