VLORË-Policia ka gjetur trupin e 38-vjeçarit Arqile Ngjelo, i cili u mbyt duke u larë në lumin Vjosë, në fshatin Mifol ditën e djeshme.
 
Pas kërkimeve, policia me ndihmën e grupit të polumbarëve ka bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen  e trupit.
 
Mësohet se i ndjeri, Arqile Ngjelo banues në Novoselë të Vlorës, ishte futur në lum për t'u larë së bashku me djalin e tij, ndërsa nuk ka mundur të dalë më i gjallë nga uji.
 
Dyshimet e para flasin për mundësinë e një ataku kardiak që mund të ketë pësuar Ngjelo.


dy.b/shqiptarja.com