Një 33 vjeçar është arrestuar mesditën e së enjtës për dhunë fizike ndaj të vëllait të tij si dhe për mosbindje ndaj autoriteteve të policisë.

I arrestuar është Armando Filaj 33 vjeç banues në fshatin Picar të  Vlorës .
 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar ku Armando Filaj gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj të vëllait të tij B.F 30 vjeç.Gjithashtu  33 vjeçari nuk i është bindur urdhërit të policisë për shoqërimin e tij në komisariat madje ai ka ushtruar dhunë edhe kundrejt 3  efektive të policisë.

Sipas autoriteteve bëhet me dije se ky person ka qenë i dënuar në vitin 2012 për veprën penale “Vjedhje”. 

Redaksia online
(a.t/shqiptarja.com)