Vlorë, ushtron dhunë mbi gruan dhe dy vajzat, pranga 49 vjeçarit

Një kryefamiljar në Vlorë ka dhunuar gruan dhe dy vajzat e tij. 49 vjeçari Bajram Xhemali u vu në prangat e policisë dy ditë më parë pas denoncimit të bërë nga gruaja dhe vajzat. Ai u arrestua në banesën e tij në lagjen “24 Maji”, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, M.Xhemali 41 vjeçe, si dhe dy vajzat e tij, O.Xhemali 16 vjeçe dhe B.Xhemali 15 vjeçe. Mësohet se i ndaluari i ka dhunuar tre familjaret e tij nën efektin e alkoolit. Bëhet e ditur se raste të tilla ishin të përsëritura, por ditën e hënë dhuna është agravuar. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit