Brunilda Mersini, e cila do të drejtojë Vlorën pasi fitoi me një diferencë të thellë kundrejt dy kandidatëve të tjerë të pavarur, Dionis Sotës që u mbështet nga opozita dhe Gjergji Nikës, po ashtu nga radhët e demokratëve, por që nuk pati mbështetjen e partisë së tij. Mersini, e pyetur për pjesëmarrjen, ajo tha se u prodhua një fitore. Ajo shtoi se do të vijojë që të jetë e përkushtuar ndaj Vlorës, qytetarëve dhe nevojave të tyre.
E pyetur nëse synon një mandat 4-vjeçar, Mersini tha: “Herët për të folur”.
“Absolutisht po. Pjesëmarrja prodhoi një fitore. Më e lartë? Kjo është relative. Në momentin që ka fitore, gjithmonë ka një analizë. Por e rëndësishme është fitorja. Do të jem e përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin. E njoh ritmin dhe energjinë e qytetit. Jam e pëerkushtuar ndaj njerëzve dhe kështu do të vazhdojë. Ia dedikoj fitoren PS. Gjithmonë gara është garë, kam respekt për dy bashkëqytetarët e mi, që nesër mund të jenë koleg në dyert e bashkisë. Gjergji është anëtar i këshillit bashkiak dhe do të kemi takime të përditshme. Edhe Dionisi vjen nga biznesi.”, tha ajo.
Ndërkohë drejtuesi politik i Vlorës, Bledi Çuçi tha se nuk është i shqetësuar nga pjesëmarrja, që sipas tij, ka ardhur nga disa faktorë, mes të cilave edhe nga fati që nuk pati garë të fortë pasi rivalët politikë zgjodhën të mbështesnin kandidatë të pavarur.
“Jo, nuk mendoj kështu. Ju e patë edhe nga përqindja e votave ishin socialistët që kishin dalë për të votuar. Pjesëmarrja varej nga shumë fenomene, që ishin zgjedhje të pjesshme, pa këshilltarë, zgjedhje që nuk kishin kundërshtar të fortë. Dhe kur je pa kundërshtar, si një ndeshje futbolli kur nuk ke kundërshtar stadium ngel bosh. U vu re edhe te bashkitë e tjera. Patën rënie të ndjeshme të pjesëmarrjes. Mua nuk më shqetëson. Jam i lumtur se e para në Vlorë kemi një kryetare bashkie grua, dhe që jam entuziast për atë që do të ndodhë më pas. Edhe ju do të befasoheni me çfarë do të ndodhë në bashkinë e Vlorës në mënyrë simbolike. Do të jemi në një rrugëtim jo të shkurtër por të bukur për Vlorën.”
Lajmi kryesor:
Marrin drejtimin e bashkive, flasin fituesit socialistë: Mirënjohje qytetarëve, besimi dhe mbështetja e dhënë është një përgjegjësi e madhe









