Vlora, Gjirokastra dhe Tirana me numrin më të madh të bareve dhe restoranteve për banorë

Vlora, Gjirokastra dhe Tirana me numrin më të madh të bareve dhe restoranteve për banorë

Foto ilustruese

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për numrin e lartë të kafeneve dhe restoranteve në raport me popullsinë, por disa qarqe kanë dendësi më të madhe të këtyre bizneseve në raport me numrin e banorëve.

Të dhënat e INSTAT të prodhuara për herë të parë për vitin 2021 tregojnë se Vlora, Gjirokastra dhe Tirana kanë numrin më të lartë bareve dhe restoranteve në raport me popullsinë, në të kundërt Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të bizneseve të bareve për banor.

Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se në Vlorë ka 106 bare dhe restorante për 10 mijë banorë, Gjirokastra ka 81.9 bare dhe restorante për 10 mijë banorë dhe në vend të tretë renditet Tirana me 67.8 bare dhe restorante për 10,000 banorë.

Në të kundërt Dibra ka vetëm 33 bare dhe restorante për 10 mijë banorë dhe Kukësi vetëm 34 të tilla.

Durrësi, që është qyteti me i frekuentuar nga turitët në vend, ka numrin më të ulët të bareve dhe restoranteve në raport me popullsinë me vetëm 50 të tilla për 10 mijë banorë. Kjo vjen për shkak se popullsia e qarkut të Durrësit është e përqendruar në bregdet, ndryshe nga Vlora që ka një vijë më të gjatë bregdetarë dhe ka shtrirje në disa bashki.

Sektori i bareve dhe restoranteve vitet e fundit po vuan rënien e konsumit si rrjedhojë së emigrimit të popullsisë së re në moshë dhe rritjes së çmimeve. Inflacioni i lartë i vitit të fundit ka ulur disi frekuentimin në bare dhe restorante ka pohuar shoqata e këtyre bizneseve.

Nga ana tjetër rritja e vizitoreve të huaj vit pas viti është një burim i madh e i kërkesës për baret dhe restorantet në Shqipëri. Produktet kryesore si kafeja, çaji, pijet dhe vaktet në restorante janë ndër më të lirat në Europë. Çmimet ende të ulëta bashkë me bukuritë natyrore mbeten katalizatorët kryesore të turistëve të huaj.

Rritja e kostove, nga çmimet më të larta lëndëve të para, trysnia për paga më të larta dhe nga ana tjetër mungesa e klientëve gjatë gjithë vitit po çon në rritjen e çmimeve vit pas viti.

Shqipëria vuan nga mungesa e ekonomisë së shkallës dhe sektori i barëve dhe restoranteve e reflekton mungesën e këtij organizimi.

Vitet e fundit, aktiviteti i bareve dhe restoranteve ka ardhur në rënie për shkak të shtrenjtimit të çmimit dhe emigrimit të popullsisë. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Në vend kanë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.

Gjithashtu sektori po përballet edhe me një tjetër krizë atë të mungesës së fuqisë punëtore. Deri në 2020-n, sipas të dhënave të INSTAT, të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Shumë subjekte bare dhe restorante e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të rinj. Edhe ata pak punonjës që kanë mbetur në vend kërkojnë pagesa të larta.

Kjo gjendje vështirësoi edhe më tepër aktivitetin e këtyre strukturave për vitin e kaluar. Në bare dhe restorante sipas të dhënave të shoqatës ka mungesa prej 15,000 vende punësh.

Rënia e konsumit po reflektohet dhe në importe. Sipas Ministrisë së Financave, për dy mujorin e parë të këtij viti, importet e kafesë ishin rreth 1 mijë ton, me një tkurrje prej 28.5% me bazë vjetore./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille