Vlora “kampione” e falimentimeve
  në Shqipëri, 31% të totalit

Ndërsa në total numri i kompanive shqiptar në faliment ka arritur 118, Rrethi me më shumë subjekte për të cilat kanë filluar procedurat e falimentimit është Vlora me 36 subjekte ose 31% të totalit. Në vendin e dytë renditet Durrësi, me 27 subjekte, ose 23% të totalit, i cili pasohet nga Elbasani dhe Gjirokastra me përkatësisht 8%. Shoqata “Open Data Albania” ka analizuar të dhënat e subjekteve në faliment, ndër të cilat bie në sy se në Tiranë janë vetëm 8 kompani të cilat i janë nënshtruar procedurave të falimentit.

Në listën e publikuar nga “Shqiptarja.com” në janar të këtij viti bien në sy kompani me emra të njohur në tregun shqiptar: si “Taci Oil”, “City Park”, “Televizioni ALSAT”, apo edhe kompania e fluturimeve “Belle Air”.

Sipas legjislacionit shqiptar, administrata tatimore lejon nisjen e procedurave të falimentimit vetëm nëse tatimpaguesi ka 2 vjet që ka kaluar në status pasiv pranë QKR, ka detyrime tatimore të deklaruara si të pambledhëshme, rezulton me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vjet rresht ose ka detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore për të paktën 2 vjet.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq