Me afrimin e sezonit turistik, në zyrën e emigracionit në Vlorë vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të punëtorëve të huaj që aplikojnë për leje qëndrimi. Kryesisht janë turizmi, ndërtimi, peshkimi, sektorët që kërkojnë fuqi punëtore.
“Jam nga India. Punoj në Dhërmi, në kuzhinë. Kam ardhur këtu prej vitit të kaluar. Të njëjtën punë kam bërë edhe në vendin tim. Më pëlqen këtu. Aktualisht po pres për rinovimin e lejes se qëndrimit” – thotë një prej tyre.
“Jam nga India. Punoj në turizëm, ndihmoj në kuzhinë. Kam zgjedhur Shqipërinë sepse më pëlqen dhe kam mundësi të punoj. Aktualisht nuk jam me familjen.”
“Jam nga Mianmari dhe punoj në Himarë, në një market. Ndihem mirë këtu. Sot po aplikoj për leje qëndrimi. Edhe në vendlindje kam bërë punë të ngjashme, por këtu ka më shumë të ardhura,” shprehet një prej tyre.
Ndërkohë, Vlora po tërheq edhe shtetas europianë, si polake që kanë zgjedhur të vendosen përgjithmonë në qytetin bregdetar.
“Jam polake, por kam jetuar 21 vite në Itali dhe tani kam ardhur këtu me shokun tim. Më pëlqen Shqipëria. Ndihem më e sigurt se në Itali,” thotë një tjetër e huaj e vendosur në vend.
Mes tyre ka edhe pensionistë italiane që kanë zgjedhur Vlorën, pasi nuk u taksohet pensioni.
“Jam pensioniste. Kam jetuar në veri të Italisë dhe zgjodha Vlorën për të jetuar. Ka gjëra që i gjen më shtrenjtë, por në përgjithësi është ok,” – shprehet ajo.
Po kështu është një destinacion studimi për të rinjtë e huaj, veçanërisht në degët e mjekësisë.
“Quhem Anxhela dhe vij nga Sardenja. Jam në vitin e dytë të odontoncise. Nuk e pata këtë mundësi në vendin tim dhe erdha këtu. Jam e kënaqur, Vlora është qytet shumë i bukur,”, thotë një studente italiane.
“Quhem Xhorxhia. Mundësitë në vendin tim ishin të pakta, prandaj vendosa të studioj këtu. Pas studimeve mendoj të kthehem në Itali”, thotë një e huaj.
“Quhem Vanda. Nuk hyra dot në Itali për arsye të ndryshme, por Shqipëria ma dha këtë mundësi. Jam e kënaqur dhe në të ardhmen do të kthehem në vendlindje”, thotë një e huaj.
Sipas të dhënave, nga zyra e emigracionit mbi 1200 aplikime për leje qëndrimi janë kryer në 3 muaj e parë të vitit ndërsa janë intesifikuar dhe më shumë në prill.
Komente









Hajde shtet hajde. E pastaj na thojne ne te kthehemi. Un kerkova pune ne jug edhe me tha vetem rrogen por jo shtepi ose ushqim. Kurse te huajve shtepi ushqim eedhe dokumenta e pastaj thojne nuk punojne shqiptaret
Përgjigju