Vlora Marina, projekti turistik që do të transformojë turizmin në vend

Vlora Marina, projekti turistik që do të transformojë turizmin në vend

Vlora Marina është projekti më ri turistik që pritet t’i shtohet qytetit të Vlorës, me synimin kryesor për të sjellë një transformim të turizmit, jo vetëm në këtë zonë por në të gjithë vendin. Po çfarë është ky projekt?

Vlora Marina është e organizuar në disa zona kryesore: Porti turistik i projektuar si një Marinë e klasit botëror me 438 vende ankorimi për jahte dhe mega jahte. Lungomare e cila do të jetë një shëtitore që do të shtrihet buzë detit duke lidhur shëtitoren ekzistuese me plazhin ranor dhe njësitë e shërbimit përgjatë shëtitores me dyqane, bare, restorante dhe hapësira të ndryshme për argëtim.

Secila nga këto zona ka funksionin e vet por të ndërthurura së bashku përbëjnë një destinacion që do t’i ofrojë klientëve një mjedis plot gjallëri ku mund të zgjedhin midis disa komoditeteve dhe shërbimeve për ta shijuar me miqtë ose me familjarët e tyre.

Falë pozicionimit strategjik, Vlora Marina do të ofrojë mundësinë e eksplorimit të bregdetit shqiptar nga turistët e huaj që do të zgjedhin vendin tonë për ta vizituar. Deri tani kjo alternativë nuk ekzistonte dhe kjo ka bërë që Shqipëria të mos jetë në hartën e destinacioneve të kësaj kategorie turistësh. Vlora Marina shumë shpejt jo vetëm do ta pozicionojë turizmin në vend në këtë këndvështrim por do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike