VLORË - Vlora përmbylli procesin zgjedhor për parlamentin e ri shqiptar pa asnjë lloj problem, me përjashtim të dy incidenteve para fillimit të procesit zyrtar të votimit ku u shënuan dy shpërthime tritoli.
Nga 285 mijë votues në të gjithë qarkun e Vlorës, Sarandës dhe Delvinë, rreth 44 % e qytetarëve morën pjesë në votim; pjesa tjetër, për shkak të emigracionit të madh në këto zona nuk mori pjesë.
Votimi u hap në orën 7:00 dhe u mbyll në orën 19:00 duke mos shënuar asnjë incident me përjashtim të një zone, asaj nr.432 në Sarandë ku nuk u votua, pasi qëndra e votimit ishte në territorin e kishës.
Në orën 2:30 pas mesnate, mëngjesin e së henës, filloi procesi i numërimit, i cili zgjati 34 orë dhe u mbyll mbasditen e së martës. Nga 9 KZAZ-të e qarkut të Vlorës, 6 ishin në Vlorë, 1 në Delvinë dhe dy në Sarandë.
Si rezultat i zgjedhjeve, koalicioni i majtë arriti të siguronte 8 mandate në parlament, 6 nga PS-ja;1 nga LSI-ja dhe 1 nga PBDNJ-ja, ku Vangjel Dule siguroi në minutat e fundit mandatin e tij në parlament duke skualifikuar të 7-in në listën e PS-së, të vetmin kandidat nga Vlora në lista, Edmond Lekën. Koalicioni i së djathtës siguroi 4 vende në parlamentin shqiptar, ku 3 do të përfaqësojnë PD-në dhe 1, PDIU-në.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com